Shpërthim me lëndë plasëse në dy banesa në Yzberisht e në Kamzë

schedule12:35 - 10 Gusht, 2022

schedule 12:35 - 10 Gusht, 2022

TIRANË – Dy shpërthime janë shënuar sot në qarkun e Tiranës. Konkretisht policia raporton se në orët e para të mëngjesit, në rrugën “3 Dëshmorët”, në afërsi të banesës së A. A., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Nga ky shpërthim nuk ka pasur dëmtime. Ndërkohë nuk dihet ende se kush mund të jetë autori i këtij krimi.

Po ashtu në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Kujtesa” në Kamzë, para banesës së shtetasit M. Z., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë është dëmtuar porta e banesës. Edhe për këtë ngjarja policia nuk ka ende një autor.

/abcnews.al/