VIDEO/ Shkelën urdhrin, policia ndjek me dron dy gjirokastritët

schedule15:52 - 23 Mars, 2020

schedule 15:52 - 23 Mars, 2020

Dy gjirokastritë kanë shkelur urdhrin e policisë për të mos dalë nga shtëpia, gjë e cila është konstatuar nga forcat e rendit.

Policia i është vënë në ndjekje atyre me qëllim gjobitjen.Forcat e rendit nuk i janë vënë pas me këmbë apo makinë, por me dron.

Pamjet janë filmuar ditën e dielë në lagjen Manalat të Gjirokastrës.

Në fund, dy shkelësit janë kapur dhe u gjobitën për shkelje të urdhrit të qarkullimit, /abcnews.al