Sherr në një familje shqiptare, nusja rreh vjehrrën, policia jep detajet

schedule09:35 - 30 Janar, 2022

schedule 09:35 - 30 Janar, 2022

Nusja ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj pas një mosmarrëveshje në një familje në Prishtinë, njofton policia.

Në këtë ngjarje ka ndërhyrë edhe djali i të moshuarës, i cili më pas ka sulmuar gruan e tij.

Rasti është raportuar në polici dhe më vendim të prokurorit, pas marrjes në pyetje të dyja palët janë liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 29.01.2022-15:00. Pas një mosmarrëveshje në familje, e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj viktimën femër kosovare, ndërsa duke ndërhyrë i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar bashkëshorten e tij të dyshuarën femër. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë liruar në procedurë të rregullt.