“Shëndetësia, ekonomia dhe shtesa sociale në fokus”, Basha apel Ramës: Pezullo çdo koncesion, përveç atij të hemodializës

schedule20:49 - 23 Mars, 2020

schedule 20:49 - 23 Mars, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike këtë të hënë në një intervistë për ABC News është shprehur se e përshëndet pezullimin e koncesionit të Check Up por thekson se janë dhe shumë koncesione të tjera të panevojshme që duhet të pezullohen.

Kryedemokrati në një intervistë me Mirela Milorin është shprehur se është e rëndësishme që në një moment të tillë të fatkeqësisë natyrore është e rëndësishme që të gjithë paratë që mund të përdoren për koncesione që nuk janë aq jetike për jetën të kalojnë në shërbim të tre styllave kryesore në këto momente që janë shëndetsia, shtresa socaile dhe ekonomia.

Ndër të tjera kreu i PD-së ju ka bërë thirrje të gjitëhë shpqipatërve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin masat e dhëna nga ekspertët dhe mjekët pasi vetëm kështu mund ta kalojmë të keqen që ka kapluar vendin tonë këto ditë. 

https://www.facebook.com/abcnews.al/videos/205617147447239/

Intervista e plotë:

Kreu i PD, Lulzim Basha: Është një arsye më shumë që gjithësecili prej nesh të bëjë atë që i takon. Kjo është kryesorja që sot i kam bërë thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakoknshme. Të detajojë planin e bërë publik dhe të nisë menjëherë zbatimin e planin. Dhe të bëjë gati një plan tjetër që shuma  e parave të destinuara ti dalë përpara zinxhirit ekonomik.

Së pari dua ti shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave të sotme. Të prekurit të kenë shërim sa më të shpejtë. Qytetarët të ndjekin pikë për pikë udhëzimet. Këto masa përbajnë një sakrificë, por janë të domosdoshme për të shpëtuar jetë njerëzish. Duhen zbatuar pa asnjë mëdyshje. Nga zbatimi i masave varet edhe fatura e krizës së jashtëzakonshme. Këto masa po sjellim përkeqësim të gjendjes ekonomike, ndaj dua të përsëris thirrjen e qeverisë që të mos vonojë detajimin e paketës të bërë publike. Dua ta përsëris, gjendja e fatkeqësisë natyrore përcakton disa detyrime, por më e rëndësishme është mbyllja me urgjencë e të gjitha bizneseve që  punonjësit në masë punojnë në hapësira të mbyllura. Bëhet fjalë për call-center. Mbyllja e tyre është një hap i vonuar, ndaj kërkoj që si hap të parë nesh në mëngjes asnjë prej këtyre bizneseve të mos jetë i hapur.

Mirela Milori: Në tre momente që ju parmendët Rama ka pasur një përgjigje, cështja  e fatkeqësisë natyrore tha është çështje kohe.

Kreu i PD, Lulzim Basha: Mendoj se nuk duhet humbur asnjë minutë. Duhet të ishte bërë prej kohësh, tashmë kemi mbi 100 të infektuar.

Mirela Milori: I është bërë një pyetje në Abc News dhe kryeministri Rama ka thënë se nuk do të mbyllen, se janë pjesë e hallkave të zinxhirit prodhues dhe do të kishte një impakt negativ. Kërkesa juaj që nesër mos të jenë, nga qeveria nuk ka një mendim të tillë.

Kreu i PD, Lulzim Basha: Kam një mendim krejt ndryshe për fasonët dhe call centers nga ajo që ka shprehur kryeministri sot. Nuk është thjesht mendim vetëm i imi, është mendimi i ekspertëve tanë, është mendimi i përfaqësuesve të këtyre degëve të ekonomisë. Gjatë gjithë ditës së sotme kam qenë në kontakt me përfaqësues të shoqatave të fasonerisë, me pronarë dhe administratorë të call centers, të cilët pas mesazhit tim të paradites, në mënyrë unanime pa asnjë përjashtim, e kanë mbështëtur dhe kanë përshëndetur kërkesën time. Mendoj se kryeministri duhet t’i dëgjojë ata. Gjithashtu duhet të dëgjojë çdo propozim që vjen, qoftë nga opozita sepse qëllimi im, qëllimi i Partisë Demokratike, i opozitës nuk është as t’i bëjë hije, as t’i bëjë karshillëk kryeministrit, por të ndihmojë sa është e mundur përmes propozimeve konstruktive për marrjen e masave të domosdoshme në këtë gjendje lufte, siç e ka quajtur, në këtë gjendje të veshtirësisë së jashtëzakonshme për njerëzit. Dhe këtu nuk ka absolutisht asnjë diskutim:

E para Që këto biznese jane vatra të rrezikshme, të cilat zhvlerësojnë çdo përpjekje tjetër që bëhet për distancimin social, hedhin poshtë çdo përpjekje tjetër që bëhet nëpër shtëpitë duke i mbajtur të izoluar njerëzit, në qoftë se kryefamiljarët, kryefamiljaret në rastin e fasonerisë, i mbledhim në ambiente të mbyllura në një afërsi të tillë fizike me shumë pak mjete mbrojtëse, krejtësisht të pamenaxhueshme. Pra, është qartësisht një bombë me sahat.

E dyta, nuk janë biznese jetike, në veçanti fasoneria, e cila e ka mbi 90% biznesin e lidhur me Italinë apo Francën, apo Spanjën, në komunikimin e përditshëm që kam operatorët ekonomikë në Shqipëri, ka më shumë se dy javë që kjo degë e ekonomisëc si dhe degë të tjera kanë stapuar praktikisht. Sepse e tërë Italia është futur prej më shumë se një muaji në një situatë ndalimi të çdo aktiviteti jo esencial ekonomik, po kështu edhe vendet e tjera. Pra, nuk bëhet fjalë këtu për aktivitetet jetike për ekonominë. Aktivitetet jetike për ekonominë janë ato që mbështesin zinxhirin e përditshëm të furnizimit me mallra ushqimore, farmaceutike, ujin, energjinë.

Mirela Milori:Kryeministri ka thënë se nuk është e rëndësishme që të mbyllen fasneritë dhe call center-at, nëse do të zbatohen masat çfarë mendoni për këtë?

Kreu i PD, Lulzim Basha: As unë as kryeministri nuk jemi ekspertë do të kishte një palë të të interesuarve që do të vendosnin interesin mbi interesin e fitimit do të ishte një mënyrë e mirë per mbrojtjen e jetes se qytetareve. Të shikojë shembullin e Italisë ku kryeministri Conte ka urdhëruar mbylljen e të gjithë kompanive që nuk kanë të bëjnë me shërbime jetike, siç janë ato të ushqimore, farmacive, ndersa me rastin e fasonerive dhe call centerave kemi të bëjmë me një vatër infeksioni që mund të jetë e përhapjes. Kryeministri të vlerësojë mendimin që i është dhënë dhe të marrë masat kryesore, fasonët, call centerat përbëjnë një vatër infeksioni dhe duhet të mbyllen urgjentisht, në kushtet që këtë javë tregojnë se ne jemi në një rritje te numrit te te infektuarve.

Mirela Milori: I pyetur nga ABC News për propozimin tuaj për PPP, ai thotë se janë bërë disa pezullimi si ai i Check Up.

Kreu i PD, Lulzim Basha: Të gjithë propozime tona kanë të bëjnë me një situatë të jashtëzakonshme, kanë të bëjnë me shëndetin e shqiptarëve askush nuk është imun, këtu bëhet fjalë për një luftë që është shumë më e madhe se lufta poluitike. E mirëpres lajmin se ka ngrirë të një nga koncesionet i bëj thirrje që përveç koncesionit të hemodializës që është jetik për jetën të tjerët duhet të ndalen apo të pezullohen për një periudhë pasi gjendja e jashtëzakonshme ja jep një mundësi. Çuarja e parave, në tre komponente kryesore, në komponentin e shëndetsisë, të shtresë sociale dhe në paketën ekonomike që duhet të veprohet sa më shpejt.

Mirela Milori:Ju e keni mbështetur planin me shtatë masa të qeverisë çfarë do të kishit bërë ndryshe ju?

Kreu i PD, Lulzim Basha: E kam konsideruar një hap të mirë por të pamjaftueshëm , është e rëndësishme që të veprohet në kohë dhe të lëmë mënjanë ato që quhen për inat të vjerrë. Të gjithë duhet të bëjmë gjithçka për të ndihmuar njerëzit në radhë të parë und të bëjmë për të ndihmuar mjekët. Hapja e tenderave për pajisjet mjeksore dhe respiratorët para katër ditësh duhet të ishin bërë më parë por më mirë vonë sesa kurrë. Të garantojmë minimumin jetik për ato qytetarë që nuk kanë mundësi që të sigurojnë kushtet më jettike. Dhe plani që jne kemi paraqitur i ka të përcaktuar këtë plan masa. 260 mln euro që mund të vendosen në shërbim të këtyre tre shtersave, shëndetsisë, ekonomisë dhe shtresës sociale.

Mirela Milori: Zoti Basha ju diskutoni në distancë por ndonjë kontakt të afër me mesazhe apo telefon keni pasur?

Kreu i PD, Lulzim Basha: Jo nuk kam pasur kontakte të tilla propozime tona para dy javësh nuk u morën parasysh ato që i bëmë para një muaji u përqeshën. Unë insistoj se duhet bërë më shumë dhe sa më shpejt. Shikoj se ka një numër të madh kontaktesh madje nga vetë eksponentë të PS që kanë shprehur shqetësimin për shpenzime të panevojshme me kan kontaktuar mua dhe ekipin tim se e mbështesin planin tonë të propozuar. Ka mjaftueshëm jhapësirë për të përfituar dhe për të bërë detyrat që na takojnë të gjitëve ku qeveria ka detyrën kryesore në të gjithë këtë.

Mirela Milori: Kryeministri Rama në këtë situatë  e ka shumë të vështirë?

Kreu i PD, Lulzim Basha: Padyshim që kjnmo ëstë një krizë e rëndë për çdo vend që ka nxjerrur në pah shumë poblematika që përfshin vendin sot duhet të bëjmë gjithçka për të ardhë në ndihmë njerëzve dhe e gjithë veprimtaria jonë është për të konstribuar sa më shumë ndaj.

Mirela Milori: Një këshillë për Edi Ramën?

Kreu i PD, Lulzim Basha: Si kryetar i opozitës ka si detyrë të ndjëk dhe të kërkoj transparencë, dhe të propozoj atë që i shërben më mirë qytetarëve dhe opinionit.

Mirela Milori: Një mesazh për të gjithë shqiptarët?

Kreu i PD, Lulzim Basha: Të gjithë mesazhet e mia janë për çdo shqiptarë ktu kjo e keqe ka aftësinë që të na zhveshë dhe të tregojë se ne jemi një fami;je. Si një familje e bërë bashkë duhet të bëjmë detyra tona. Unë kërkoj nga qytetarët që të nfjekin me detaje të gjithë masat e marra dhe të bërë publike tashmë distancimet sociale qmund të japë kontributin më të madh dhe të shpëtojë jetën e një familjari. Është shumë e rrezikshme, falenderoj ato që e kanë bërë këtë detyrë më së miri dhe kërkoj të gjithë atyre që janë lodhur dhe të sfilitur nga kushtet e tyre duhet të bëjnë të pamundur që të shpetojmë jetë dhe tja dalim nga një situatë e tilë. Unë dua që të gjithë bashkë ta kalojmë këtë të keqe siç kemi kaluar dhe shumë të tjera deri më tani./abcnews.al