SHBA zhbllokon fondet për Kosovën pas heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë

schedule20:25 - 6 Qershor, 2020

schedule 20:25 - 6 Qershor, 2020

SHBA ka filluar riaktivizimin e fondeve dhe programeve për Kosovën pas heqjes së reciprocitetit nga qeveria e re e Avdullah Hotit ndaj Serbisë.

Një agjenci e pavarur qeveritare e SHBA, Milenium Challenge Corporation bën me dije se ka rifilluar zbatimi i programit të saj për të rritur ekonominë e Kosovës duke ndikuar edhe në uljen e varfërisë.

 “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin reflektimin e Kosovës në çështjen e taksës dhe heqjen e masave të reciprocitetit ndaj mallrave serbe. MCC është e kënaqur që të rifillojë zbatimin e programit kompakt të propozuar në Kosovë. MCC pret një partneritet të vazhdueshëm, të fortë me popullin e Kosovës dhe qeverinë e tyre ndërsa ne punojmë së bashku për të zvogëluar varfërinë përmes rritjes ekonomike”, thuhet në njoftim.