“Sh****atë e zezë”, lojtari i Sheffield United pre e racizmit në Angli

schedule17:19 - 13 Korrik, 2020

schedule 17:19 - 13 Korrik, 2020

Në Angli vazhdojnë polemikat rreth racizmit. Dy ngjarjet e ndodhura në javën e fundit shokuan botën e futbollit, ku në shënjestër ishin Tammy Abraham dhe Wilfred Zaha. Madje ngjarja e këtij të fundit ishte më e rëndë, pasi ai që e kërcënonte me mesazhe ishte vetëm një djalosh 12-vjeçar. I mituri tashmë është arrestuar nga policia dhe do të gjykohet nga organet kompetente.

Tashmë një tjetër ngjarje ka ndodhur dhe këtë herë bëhet fjalë për lojtarin e Sheffield United, David McGoldrick. Irlandezit i kanë ardhur në rrjetet sociale disa mesazhe raciste. “Ti shkërdhatë e zezë. Jeta jote, e një njeriu të zi, nuk i intereson askujt”, shkruhet mes të tjerash në mesazh që i kishte ardhur lojtarit. Më pas ishte po ai që postoi një foto ku shkruhej: ‘’Viti 2020 dhe kjo është jeta’’, duke ironizuar me atë që i ndodhi.

 

I menjëhershëm ishte dhe reagimi nga klubi anglez, i cili dënon autorët. ‘’Ne si klub mbështesim David McGoldrick dhe do të bëjmë gjithçka për të gjetur atë që ka dërguar mesazhin. Do të bashkëpunojmë me autoritet përkatëse për të zbuluar se kush fshihet pas këtij veprimi. Kjo situatë nuk mund të  vazhdojë. Diçka duhet të ndryshojë’’, ishte deklarta zyrtare e Sheffield në ‘’Twitter’’. /abcnews.al