Në Kosovë rinisi, seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Opozita ka vendosur që ta bojkotojë edhe këtë seancë, duke mos qenë të pranishëm.
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar lidhur me çështjen e Presidentit në Kosovë. Ambasada gjermane ka thënë për Radion Evropa e Lirë se është duke e ndjekur procesin në zhvillim dhe “pret që të gjithë aktorët të veprojnë në përputhje me Kushtetutën”.
Përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile kanë thënë se votimi i presidentit pa kuorumin e nevojshëm, cenon rendin kushtetues.


