VIDEO/ Seanca për masën e sigurisë, qytetarët mblidhen para SPAK në mbështetje të Erion Veliajt

schedule17:36 - 12 Shkurt, 2025

schedule 17:36 - 12 Shkurt, 2025

TIRANË- Mbështetës të shumtë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj janë mbledhur para ambienteve të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Me ovacione dhe duartrokitje, qytetarët vijojnë të mbështesin Veliajn, i cili u arrestua të hënën me urdhër të SPAK.

Prej orës 13:30 të kësaj të mërkure vijon seanca gjyqësore me dyer të mbyllura për Veliajn për vlerësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, të kërkuar nga Prokuroria e Posaçme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!