TIRANË-Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij të mbajtur në Samitin e IV të Diasporës, kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria ka bërë shumë përparim dhe se tashmë është bërë në një sinonim të njerëzve mikpritës.
Rama foli është për rëndësinë ekonomike duke thënë se synojnë të çojnë në fund të dekadës në 35 mld euro. Ndërsa renditi edhe arritjet ndër vite, Rama tha se falë punës dhe përkushtimit, Shqipëria sot ka arritur në 12 milionë turistë dhe se ka arritur në 1.6 miliardë euro investime të huaja në vit.
“Sot jemi në fazën e ndërtimit të asaj që ka qenë boshti i bisedës sonë shekullore. Sot jemi më afër majës si kurrë më parë. Në Samitin e Parë kërkesa juaj e parë, ishte e drejta e votës. Një kërkesë themelore për të qenë edhe pjesë aktive e vendimmarrjes së vendit. Sot ju vini këtu pasi e keni ushtruar atë të drejtë. Sot jeni një zë që është pjesë e vendimmarrjes popullore për udhëheqjen e këtij vendi. Sot ju jeni kryelartë, kurdo e kudo emri e vendit tonë thirret. Emri i Shqipërisë ka kaluar një transformim të thellë, nga një sinonim i të keqes, Shqipëria është bërë sinonim i detit, i natyrës e mikpritjes”, tha Rama.
/abcnews.al/


