Samiti kundër Terrorizmit, Nikolla në Izrael: Shqipëria është renditur në anën e duhur të historisë

schedule15:30 - 13 Shtator, 2022

schedule 15:30 - 13 Shtator, 2022

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka marrë pjesë në samitin që po mbahet në Izrael në kuadër të luftës kundër terrorizmit. Gjatë fjalës së saj, Nikolla veçoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Iranin, për shkak të sulmeve kibernetike të këtij shteti ndaj faqeve qeveritare shqiptare.

Kryeparlamentarja tha gjithashtu se Shqipëria është renditur gjithnjë në anën e duhur të historisë, duke theksuar raportin me partnerët ndërkombëtarë, si dhe luftën në Ukrainë.

“Terroristët shfrytëzojnë çdo arritje teknologjike për të goditur paqen. Në 7 shtator ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi ky shtet kishte sulmuar faqet qeveritare.

 NATO ka ecur më shumë se BE në pranimin e vendeve. Shqipëria u rreshtua në krahun e duhur të historisë. Djemtë e Shqipërisë u bashkuan në betejën anti-terror përkrah koalicionit, për ti larguar botës frikën. Ne strehuam dhe vazhdojmë të strehojmë qytetarë të opozitës iraniane dhe qytetarë afganë të larguar. Shqipëria ka treguar që kontributi kundër terrorizmit nuk lidhen me fuqinë e vednit.

Po kaq i qartë ka qenë edhe qëndrimi ynë me Ukrainën. Ne kemi mbështetur sanksionet ekonomike dhe masat e marra nga partnerët ndaj Rusisë. Nëpërmjet një rezolute Kuvendi i Shqipërisë dënoi agresionin rus”, deklaroi Nikolla. /abcnews.al