Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Samiti IV i Diasporës/ Rama: Diaspora forcë transformuese, Shqipëria e fton në pjesëmarrjen për ndërtimin e së ardhmes

schedule10:06 - 14 Prill, 2026

schedule 10:06 - 14 Prill, 2026

Ka nisur Samiti i IV i Diasporës në Tiranë, duke bërë bashkë shqiptarë nga  e gjithë bota. Në Samit fokus të veçantë ka integrimi, ekonomia dhe rëndësia e Diasporës.

Kryeministri Edi Rama teksa mbajti fjalën e tij tha se Diaspora është forca transformuese e vendit.

“Ju jeni zgjatimi i gjallë i Shqipërisë kudo në botë. Ka pasur një kohë jo shumë larg kur shqiptarët iknin nga Atdheu duke i mbajtur zemrat si gurë mbi shpinë. Ato që historia deri dje i quante ikje të pangushëllueshme, koha e ka shndërruar në lidhje të pazëvendësueshme. Sot Diaspora Shqiptare është vlerë e shtuar e Shqipërisë. Shqiptarët ndërtuan familje, karrierë profesionale të suksesshme. Ndërkohë që Shqipëria mbetej një vrimë e zezë në parafytyrimin e të tjerëve ju mbartët fillin e padukshëm që na lidh të tërëve në këtë tokë. Një fije e bërë nga gjuha që flitet në shtëpi dhe traditat që mbahen gjallë dhe kujtimet që kalohen nga babai e nëna të vajza e djali”, tha Rama.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!