Rrëfehet Adi Sybardhi: Jam i pari në Shqipëri që solla ndërthurjen e saksit me ritmet folk

schedule09:43 - 15 Shtator, 2023

schedule 09:43 - 15 Shtator, 2023

Adriano Manushi i njohur me emrin e artit si Adi Sybardhi, është një ndër saksofonistët më të njohur në Ballkan. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka folur për karrierën e tij, duke zbuluar se si u bë pjesë e botës së muzikës.

Adi ka theksuar se ai ishte i pari në Shqipëri që solli alternimin e saksit me ritmet folk.

Unë kam dal për herë të parë në moshën 14-vjeçare në skenë. Unë e kam nisur me veglat frymore, me klarinetën. Bëra një kurs, isha shumë mirë, do të konkuroja dhe për Lice, isha nga më të mirët për klarinetë, por i vumë mend ahengut. Unë kam dy shkolla, atë shkollën e rrugës dhe atë shkollën që bëm.

Saksi ishte gjë tjetër. Shkoja për pushime në Bulqizë. Shkova në një shtëpi kulture dhe ishte një saks i madh dhe unë hipja lart në karrige se nuk më arrinin këmbët.

Unë e solla në një mënyrë tjetër, se i bie saksit me ritme folk”, u shpreh Adi./abcnews.al