Ringrihet kisha e Shën Athanasit në Dhërmi

schedule14:02 - 15 Prill, 2018

schedule 14:02 - 15 Prill, 2018

Ka nisur rindërtimi i Kishës Athanas në Dhërmi. Pas debateve të shumta që shkaktoi shembja e saj tre vjet më parë, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, inspektoi punimet e nisura për të ndërtuar të njëjtin objekt kulti që u ngrit në vitin 1800.

Këto këmbana që ranë tre vjet më parë në fshatin Dhërmi alarmuan banorët për prishjen e kishës Shën Athanas nga inspektoriati kombëtar i mbrojtjes së territorit.

Në atë kohë qeveria premtoi se do ta rindërtonte, sipas projektit të vjetër. Dhe kështu duket se po ndodh tre vjet më pas.

Është ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, që inspektoi punimet për ringritjen e kishës që u ndërtua për herë të parë në vitet 1800.

Fokusi i ministrisë së Kulturës janë edhe qëndrat historike të fshatrave Dhërmi e Vuno të Bashkisë Himarë, të cilat do të jenë gati për këtë sezon turistik pasi ka nisur të investohen për to rreth 7 milionë euro.

Kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i ka bërë thirrje jo vetëm investitorëve të huaj e vendas, por edhe vetë banorëve që të kthehen e t’i bëjnë të banueshme shtëpitë e tyre.

Të gjitha këto ndërhyrje synojnë që turizmi në jug të vendit të jetë gjatë gjithë vitit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!