Analisti Frrok Çupi ka bërë një panoramë të vizitës së kryeministrit Edi Rama në Itali dhe në Spanjë. Gjatë intervistë ne “NewsLine” në ABC News tha se ishte një vizitë shumë e rëndësishme për lidhjet e Shqipërisë me Europën.
Gjithashtu Çupi foli edhe për rëndësinë e Integrimit, duke theksuar se procesi i integrimit në BE është në fokusin kryesor.
Mund të them se është zhvillimi me më shumë reflekse në historinë e diplomacisë tonë. Jemi në një situatë kur Europa ka problem të madh me NATO-n, SHBA me Donald Trump, janë problemet me naftën dhe mbi të gjitha probleme si pasojë e luftës në Iran. Kemi një kriza mallrash, krizë energjetike…Por çfarë bën Edi Rama në këtë zonë? Italia ishte njëfarë shprese e Donald Trump, jemi në momentin kur baza themelore e djathtizmit ra në Hungari dhe jemi para faktit se Meloni i tha Trump se jam europiane dhe nuk jam për luftën në Iran. Por ashtu kryeministri i Spanjës i tha Amerikës nuk jam për luftë.
Por duhet thënë se Rama shkon si përfaqësues i Bordit të Paqes apo si përfaqësues i Shqipërisë apo shkon si ndërmjetës mes Trump, Sanchez apo Melonit. Këtë nuk mund ta themi për Italinë, por mund ta themi për Sanchez. Kjo lëvizje është një lëvizje diplomatike e nivelit shumë të lartë. Ose Rama po i thotë Europës se jam Europian dhe se marrëdhëniet e Amerikës me Trump janë për të krijuar paqe asgjë më shumë. Ose është një moment tjetër që ‘jemi në momentin kur anëtarë të BE po diskutojnë për procesin e shtetit ligjor”, tha mes të tjerash ai.
/abcnews.al/


