Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rritet me 3 lekë çmimi i naftës

schedule14:33 - 17 Prill, 2026

schedule 14:33 - 17 Prill, 2026

Bordi i Transparencës në datë 17 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 176 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.



🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora  16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!