Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Kryeministri i Australisë mohon se SHBA ka kërkuar ndihmë të re për Ngushticën e Hormuzit

schedule15:01 - 17 Prill, 2026

schedule 15:01 - 17 Prill, 2026

TIRANË- Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese ka mohuar se SHBA-ja ka kërkuar ndihmë të re nga Canberra për operacionet e Pentagonit rreth Ngushticës së Hormuzit.

“Nuk ka patur asnjë kërkesë të re. Presidenti Trump vetë ka thënë se e ka situatën nën kontroll dhe e ka bërë të qartë këtë qëndrim. Nuk ka asnjë ndryshim për Australinë”, u tha Albanese gazetarëve në një rafineri nafte në Geelong që ishte dëmtuar nga një zjarr.

Komentet e tij erdhën pasi presidenti amerikan kritikoi aleatët e SHBA-së dhe NATO-n për atë që ai e përshkroi si mbështetje të pamjaftueshme në operacionet e lidhura me Iranin.



Që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit më 28 shkurt, Teherani ka kufizuar në masë të madhe qasjen në Ngushticën e Hormuzit përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e naftës botërore.

SHBA-ja që nga e hëna gjithashtu ka vendosur një bllokadë detare ndaj porteve iraniane.

Më herët, ministri australian i Mbrojtjes, Richard Marles tha se Canberra është “thellësisht e përfshirë” në mbajtjen e hapur të Ngushticës së Hormuzit ndërsa ndërprerjet në transport po ndikojnë furnizimin global me energji.

Australia nuk ka konfirmuar raportimet për dislokim trupash në Lindjen e Mesme ndërsa zyrtarët thonë se nuk do të komentojnë mbi lëvizjet e forcave speciale/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!