Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“21 Janari”/ “Pa dënuar Saliun nuk hyjmë në BE”, Frrok Çupi: Do varroset pas Berishës, tragjike që ende nuk vihet drejtësi

schedule13:36 - 17 Prill, 2026

schedule 13:36 - 17 Prill, 2026

Në një intervistë në “NewsLine” në ABC News, analisti Frrok Çupi, ndërsa foli për ngjarjen e 21 janarit, u shpreh se është tragjike që edhe sot e kësaj ditë nuk ka drejtësi për vrasjet.

Sipas tij Prokuroritë nuk po bëjnë siç duhet punën e tyre për hetimet, duke shtuar se nuk ka vullnet për ndëshkimin e përgjegjësve.

Çupi nuk i ka kursyer akuzat e kritikat ndaj kreut të PD Sali Berisha.



“Mendoni sa tragjike është situata saqë vetë Shqipëria ka krijuar heronj të vrarë. Një palë është në varr dhe tjetri në krye të PD. Por Shqipëri a nuk ka në dorë të bëjë drejtësi. Dhe kjo për shkak se ka krijuar shumë para ata që kanë kryer vrasje, dhe gjyqtarë prokurorë paguhen nga këto para. Dhe arsyeja tjetër është se Shqipëria ndodhet në prag të pranimit të BE, dhe nëse Shqipëria guxon për të bërë veprime të forta për të gjetur vrasësin , atëherë do sulmohet politika e Shqipërisë. Për të gjetur vrasësit e 21 janarit duhet shkuar shumë thellë dhe drejtësisë nuk i intereson dhe do hapet një histori për t’i dhënë sensin e të drejtës kombit shqiptar, pasi do dalë vrasja , kush ishin urdhëruesit, do dalë kush është Berisha, do dalë kush është Ilir Meta, do dalin shumë gjëra të tjera…21 janari do varroset pas Berishës, do të varroset përjetësisht. Kjo kartë kam përshtypje se po ruhet si antishqiptare për të hyrë në BE. Do shohim edhe që ditët e fundit do thonë; që nuk hyni në BE sepse nuk keni zbardhur 21 janarin, do thuhet sa kohë nuk keni dënuar Berishën; nuk hyni në BE”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!