Reshjet në Durrës, përmbyten disa rrugë

schedule19:42 - 6 Mars, 2018

schedule 19:42 - 6 Mars, 2018

Disa orë shi, mjaftuan për të krijuar probleme me përmbytjet, në qytetin bregdetar të Durrësit.
Probleme më të mëdha u konstatuan në shëtitoren “Taulantia”, tek rrethrrotullimi pranë stacionit te trenit, në rrugën “Aleksandër Goga”, pranë stadiumit, si dhe në lagjen numër 14.
Lëvizja e këmbësorëve ka qenë thuajse e pamundur, për shkak se uji mbuloi trotuarët.
Vështirësi në qarkullim patën edhe automjetet, për shkak të prezencës së madhe të ujit në rrugë.
Moti i keq ka pezulluar lundrimin në Durrës.
Urdhri u dha nga Kapiteneria e Portit, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Anijet e peshkimit dhe ato të transportit të mallrave, nuk lejohen të dalin në det.
/abcnews.al