Reforma Territoriale, Kim dhe përfaqësuesit e tjerë ndërkombëtarë takohen sot me deputetë të PD-së

schedule10:19 - 5 Tetor, 2022

schedule 10:19 - 5 Tetor, 2022

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadorja e BE-sën në Tiranë Christiane Hohmann, ai i Italisë, Fabricio Buçi, i Gjermanisë, Peter Zingraf dhe përfaqësues të OSBE-së pritet të takohen sot me disa deputetë demokratë.

Takimi do të mbahet në Kryesinë e Kuvendit në orën 12:00, ndërsa të pranishëm do të jenë Enkelejd Alibeaj, në takim do të jenë dhe 7 deputetë të tjerë, si Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma.

Reforma Territoriale do të jetë në focus të takimit, ndërsa Alibeaj do të takohet më vonë gjatë ditës së sotme me presidentin Bajram Begaj, për datën e zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm. /abcnews.al