Referendumet për aneksim të territoreve të Ukrainës, SHBA: Nuk do i njohim kurrë pretendimet e Rusisë

schedule18:53 - 20 Shtator, 2022

schedule 18:53 - 20 Shtator, 2022

Shtetet e Bashkuara i denoncuan referendumet e planifikuara të Rusisë për të aneksuar pjesë të Ukrainës si veprime “të rreme” dhe thanë se nuk do t’i njihnin rezultatet.

“Këto referendume janë një fyerje ndaj parimeve të sovranitetit dhe integritetit territorial që mbështesin sistemin ndërkombëtar”, tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

“Nëse kjo ndodh, Shtetet e Bashkuara nuk do t’i njohin kurrë pretendimet e Rusisë për ndonjë pjesë të supozuar të aneksuar të Ukrainës”, tha ai. /abcnews.al