Dikur e thërriste Skënderbe! Sot Spiropali e quan Sulltan! Dhe sulltani duhet të ikë. Dhe të vijë Mamica. Por pyetja është: sa socialiste është Spiropali? Dhe a është më shumë se Rama?
Analisti Roland Lami u shpreh në Real Story se deputeten Spiropali nuk e merr seriozisht pasi është një produkt i fabrikuar mediatik dhe se artikulon çështje të mëdha, të cilat deri dje nuk i besonte, dhe tenton të rivalizojë liderin e PS. Sipas tij, Spiropali mbart mëkatin sepse nuk i beson të vërtetat që artikulon, ose nuk i ka artikuluar siç duhet.
“Zonjën në fjalë e shoh një produkt të fabrikuar mediatik që ne u detyruam ta marrim seriozisht. Së pari, komponenti i parimit, pavarësisht se në 35 vite është sporadik, sepse shumica manifestojnë të kundërtën. Mirëpo, kur nuk je konsistent në disa parime, por mban pozicione në funksion të pushtetit, pushteti lëviz dhe të zhvesh keq përpara publikut, ku e orienton të gjithë diskursin.
Spiropali, për shkak të katapultimit që i ka bërë kryetari i PS-së, mendon se do të ketë një lëvizje. Në Asamble kaloi pa jehonë, kritikë, rebelim. Më bën të besoj se kemi përballë një individ që mbart mëkatin seose nuk i beson të vërtetat që artikulon, ose nuk i ka artikuluar siç duhet.
Unë mendoj se nuk dduhet marrë seriozisht, nëse do të ishim përballë një fraksioni, realiteti elektoral, do ta mbështesja, sepse ka ardhur momenti që në PS gjërat të lëvizin ndryshe. Nëse do të ishim në këto kushte, do të isha personi që do ta mbështesja. Ne kemi thjesht një individ që artikulon çështje të mëdha, të cilat deri dje nuk i besonte, dhe tenton të rivalizojë liderin e PS-së, ndërkohë që vetë është në vetminë e saj.”



