BE miraton mbi 300 milionë euro fonde për vendet kandidate. Sipas njoftimit të Ursula von der Leyen, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut përfitojnë 388 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes. Shqipëria ka përfituar 212 milionë euro, ndërsa afati për përmbushjen e planit mbetet viti 2027. Një pjesë e mirë e fondeve mund të shkojë për Malin e Zi, i cili ka përfituar më pak deri më tani nga Plani i Rritjes. Kjo konsiderohet paketa më e madhe financiare e dhënë në një disbursim të vetëm. Ndërkohë, Kosova, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina rezultojnë pa përfitime nga kjo paketë.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, Von der Leyen e cilësoi zgjerimin një domosdoshmëri strategjike për Europën, duke theksuar se BE-ja është në rrugën e duhur për të hapur dhe mbyllur mbi 100 kapituj negociatash këtë vit.



