Realizohet operacioni i parë i shpëtimit në Novoselë

schedule16:20 - 2 Dhjetor, 2017

schedule 16:20 - 2 Dhjetor, 2017

Një banor pranë urës së Mifolit në Vlorë është arritur të evakuuohet nga banesa e tij tre katëshe në afërsi të shtratit të lumit, pas ndihmës së kërkuar për shkak të problemeve shëndetsore. Fillimisht u kerkua që evakuimi i tij të kryhet fillimisht nga ajri me helikopter, por ishte e pamundur dhe forcat e ushtrise kane nderhyre me nje mjet lundrues.  Për rreth 45 minuta ka zgjatur operacioni i shpëtimit të Aliajt, ndërsa në banesë ka qëndruar gruaja e tij. Aliaj  është dërguar drejt  ambulancës së Novoselës për ndihmë mjekësore. Ky ishte operacioni i parë i shpëtimit në zonën e Novoselës pas përmbytjeve në zonë./abcnews.al

 

https://youtu.be/0Td8UAqFwXs