Reagon deputeti i Lezhës: Vendimi i Ramës, i padrejtë

schedule19:17 - 7 Shtator, 2018

schedule 19:17 - 7 Shtator, 2018

Disa orë pasi kryeministri Edi Rama u shpreh për ta larguar nga grupi parlamentar socialist, deputeti i Lezhës, Gjetan Gjetani, ka reaguar në Facebook.

Ai e cilëson vendimin e shefit të qeverisë të padrejtë ndërkohë shkrua:

“Nuk me ka bërë socialist Edi Rama dhe nuk ka se si ai të më largojë. Socialist kam qenë në ditë të vështira të PS-së me familjen e njerëz të afërt të mi dhe jo sot në pushtet kur ndahen tendera e privilegje.”

Deputeti i Lezhës ka kritikuar shefin e qeverisë, ndërsa thotë se nuk ofroi asnjë zgjidhje për Kurbinin.

“Duke me sulmuar mua publikisht, ai as nuk shtoi investime, as vende të reja pune në Kurbin. Përkundrazi, shtoi vetëm një dozë tjetër të arrogancës së tij, arrogancë që e kanë dhe të besuarit e tij në Kurbin dhe kjo jo vetëm nuk është ajo çfarë presin banorët me shumë halle, por vetë problemi që prodhon edhe më shumë hendek mes qeverisë dhe njerëzve.”

Deputeti Gjetani thotë se do të vijojë të jetë pranë qytetarëve dhe të ngrejë zërin për shqetësimet e tyre pa u lëkundur nga asnjë arsye./abcnews.al