Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Si “flamengot” po shkojnë drejt dhunës/ Kryeministri bëri një paralajmërim duke iu referuar fillesave të lëvizjeve fashiste e naziste

schedule19:31 - 13 Qershor, 2026

schedule 19:31 - 13 Qershor, 2026

Nga protestë qytetare në nxitje dhune e përçarje.

Kryeministri Edi Rama ka denoncuar aktet më të fundit të protestuesve të bulevardit, nga sulmet online te incidentet e herëpashershme.

Si shembull, Rama mori koncertin e Ylli Limanit me një pjesëmarrje të madhe, që u përball me sulme nga protestues në rrjetet sociale.



Sipas kryeministrit, këto akte dhune online dhe përçarëse janë shumë të ngjashme me ato që sollën lindjen e fashizmit në Itali, nazizmit në Gjermani apo neonazizmit të Agimit të Artë në Greqi.

“Asnjë lëvizje ekstremiste nuk nis duke marrë pushtetin me forcë, po duke pretenduar se vetëm ajo e përfaqëson kombin, vetëm ajo e dëgjon zërin e popullit dhe vetëm ajo ka të drejtën morale për të vendosur në emër të popullit se kush është patriot e kush jo.”

Kryeministri Rama është i bindur se tashmë po del qartë se çështja e Zvërnecit po zbehet brenda Shqipërisë dhe po del në pah se filloi e do të mbarojë si një inat global ndaj Presidentit Trump.

“Fakti është se po bie pak e nga pak histeria ndërkombëtare e rrjeteve sociale, e cila nuk ka asnjë lidhje me natyrën e Shqipërisë, me Zvërnecin a me flamingot e Nartës, por ushqehet nga kundërshtira ideologjike të sojsoshme, ku padyshim kundërshtia ndaj Presidentit amerikan është kryesorja fare.”

Por Rama edhe njëherë premton se Shqipëria do ta kalojë edhe këtë sfidë dhe nuk ka për t’u kthyer pas.

“Por ky popull nuk ka ardhur deri këtu për t’u kthyer mbrapa atje ku ishte, po për t’u ngjitur më lart. Pa frikë nga lartësia ku s’ka qenë kurrë, po me bindjen që çfarë e ka penguar në shekuj të arrijë aty, nuk ka për ta penguar dot më! Dhe me vendosmërinë për t’ia dalë deri në fund këtë herë, edhe sikur të tërë djajtë të bëhen bashkë për t’ia punuar, siç ia kanë punuar jo njëherë në historinë e vet të dhimbshme.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!