Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama merr progresraportin: Dëftesa më e mirë për ne!/ Kryeministri: Tregues i qartë i punës së qeverisë

schedule11:41 - 5 Nëntor, 2026

schedule 11:41 - 5 Nëntor, 2026

Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama pranoi progres raportin e KE per vitin 2026 per Shqiperine, nga ambasadorja e BE ne Tirane, duke e vleresuar si me te mirin e gjithe raporteve nga Brukseli.

“Raportin më të mirë të Progresit që Shqipëria ka marrë në dorë, ndonjëherë, ccka tregon edhe këmbën tuaj të mbarë në misionin e përfaqësimit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Dua të them që raporti i progresit është, në radhë të parë, pasqyrë e punës së qeverisë dhe kush do të dijë se në çfarë forme është qeveria, lexon raportin e progresit dhe e ka aty dëftesën e qeverisë.E thënë ndryshe fati europian i Shqipërisë është sot i gjithi në duart tona!”

Me kembe te mbare dhe ne shqip, e dha vleresimin edhe ambasadorja e BE per Shqiperine.



“Shqiperia ka ecur perpara. Evropa eshte ketu”

Ndonese me pozitivi, Rama lexoi vetë edhe kritikat e raportit per Shqipërinë. Sipas tij, ky është momenti kur në kilometrin e fundit drejt BE duhet bashkim për të mos humbur edhe një herë në histori.

“Duke parë secili vetëm njërën anë të medaljes dhe duke ‘’i rënë njëri gozhdës dhe tjetri patkoit”, ushqejmë me ose pa dashje, jo vetëm ndasinë tradicionale, por edhe një përçarje që dëmton drejtpërdrejtë këtë mision të madh kombëtar të anëtarësimit në BE

Historia nuk do na e falte kurrë bjerrjen e kësaj mundësie për shkakun tonë, të shqiptarëve prandaj bashkë me të gjithë ata që e duan pa kushte suksesin e Shqipërisë unë do bëj çmosin tim që të ndodhë e kundërta dhe asgjë të mos e vërë në pikëpyetje këtë mundësi historike për mustaqet e asnjë Çeloje.”

Përtej afatit të 2027, Brukseli po mendon edhe për një afat tjetër.

Ambasadorja e BE zbuloi se 2029 mund të jetë viti i anëtarësimit në BE, dhe ne dore e ka vetë Shqipëria.

“Shkurt, është e mundshme, por është punë shumë sfiduese. Kërkon shumë përpjekje, dhe shumë punë, sepse ajo pjesa e fundit është ai ritmi i fundit që ti duhet ti japësh vetes, dhe kjo ska të bëjë vetëm me miratimin e ligjeve, por me zbatimin e reformave. Sicc e dini, nuk kemi shumë kohë, por Shqipëria ka treguar se ka mundësinë për tu përballur me këto sfida dhe ti arrijë ato. Skam arsye për të dyshuar.”

Sa për protestat, një komponent i pa evitueshëm i raportit, ambasadorja e BE mbajti një qëndrim strikt sipas linjez zyrtare të Brukselit.

“Protestat paqësore janë një e drejtë demokratike. Dhuna nuk ka vend në jetën demokratike, pavarësisht se nga kush vjen. Ajo që mungon sot është dialogu dhe të gjitha palët, pa përjashtim, duhet të bëjnë përpjekje të vërteta për të nisur dialogun.”

Sofra e dialogut që ka shtruar Rama para kryeministrise ka mbetur e refuzuar. Dhuna i ka ndaluar studentët te ulen aty. Por nga e premtja studentët do e kenë një mundësi, dialog virtual me kryeministrin.

“Nesër do të ndezim një tjetër dritare të dialogut. Dritare të dialogut që u ofrohet atyre që duan të ndërveprojnë me mua për çdo çështje që ata e shohin me rëndësi.

Tri grupe studentësh janë kthyer pas me dhunë online dhe offline nga këto lloj pseudosh, në përpjekjen e tyre për të ardhur në takim me mua, pa kamera, pa foto, pa njoftim shtypi, thjesht për të biseduar. Tri grupe studentësh me emra dhe mbiemra. Të dekonspiruar, dreqi e merr vesh se si, dhe pastaj të bullizuar në ekstrem.”

Dhe në fund, si për nga rendi, dhe nga rëndësia, Rama injoroi me një gjysem fjalie akuzat nga burgu i Fierit të Eriont Veliajt.

“Të tjerat janë si këto zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard. Aq sa janë ato të rëndësishme për ne që jemi këtu, aq janë të rëndësishme për mua ato që pyetët ju.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!