Rama: Presidenti caktoi datën e re për zgjedhjet pasi…

22:47 | 27/06/201922:470

Nuk e ndal asgjë kryeministrin drejt zgjedhjeve të 30 Qershorit. As një dekret presidencial për një datë të re zgjedhjesh. Përkundrazi.

“Por sot mund t’ju them që data re doli sepse nuk u ndalua dot, nuk u bllokua dot dhe nuk u vra dot 30 Qershori. Kështu që lajmi i mirë i kësaj datës së re është vetëm një, që në 30 Qershor votimet do të jenë qetësi. Madje demokratët duhet të dalin pasivisht pasi o duhet t’ia çojnë mesazhin Lulit që kështu nuk shtyhet o Lul dhe t’i japin një mesazh PD-së që të rilindë ose pastaj Lulin kanë aty me rrenat e Lulit do shalohen përditë, me ëndrrat e Lulit do jetojnë përditë dhe me dështimet e Lulit do përfundojnë çdo herë”, tha Rama.

Në mbylljen e fushatës elektorale në Vorë kryeministri Edi Rama e lë mënjanë entuziazmin e fitores së sigurtë kur sheh se nuk kanë kë të mundin në shumicën e Bashkive, por kjo situatë duhet të marrë fund paralajmëron ai.

“Në gjithë këtë histori dramatike, që të katandisemi në zgjedhje ku ka vetëm një kandidat në shumë zona, është trishtim. Është një dhimbje që duhet kaluar me vetëdijen që e keqja ka ardhur koha me dalë, ka ardhur koha të shkulet, të refuzohet e të kalbëzohet. Kjo është arsyeja themelore pse më 30 qershor vota ka rëndësi shumë të madhe. Ka ardhur koha t’u japim një goditje kundërshtarëve të Shqipërisë”.

E hedh pas krahëve këtë ndjesi që e kaploi për një cast kur bëhet gati të udhëtojë drejt Fierit.

“Fieri po vij jam aty ku jeni Fieri se kam habere të mira për ju, plasi filxhani erdhi 30 Qershori”.

Por para se ti takonte fierakët mori pjesë në hapjen e njërës anë të bypass-it të Fierit. Në takimin e mbylljes së fushatës elektorale në Fier nuk munguan mesazhet e kryeministrit drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike.

“Duke ardhur dëgjova Xhuljetën, që tha se më kishte plagosur mua për vdekje. Në fakt gati për vdekje më plagosi nga dhimbja kur isha i dashuruar pas saj dy vjet më parë, ndërsa sot konfirmoi edhe njëherë tjetër se më 30 qershor asgjë nuk do të ndodhë dhe s’ka si të ndodhë”.

Shqipëria duhet të shpëtojë një herë e mirë nga pengmarrja dhe mos lejimi i çeljes së negociatave. Zgjidhja është tek vetë shqiptarët sipas Edi Ramës, mjafton që të hedhin votën e tyre në 30 Qershor./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono