Rama paralajmëron deputetët socialistë: Mos punësoni me sms

schedule11:43 - 18 Qershor, 2018

schedule 11:43 - 18 Qershor, 2018

Kritik dhe i ashpër është treguar kryeministri Edi Rama me deputetët e tij. Mësohet se në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari i tyre i ka kërkuar që të mos merren me punësime, pëmes mesazheve nga celulari, por të lenë konkurset të funksionojnë.

Punësimet në administrate duhet të bëhen përmes konkurseve – u ka thënë kryeministri Rama deputetëve të tij. Ai i ka bërë thirrje të zgjedhurve socialistë të shpërndahen nëpër zona, që të jenë më pranë qytetarëve.

“Ata kanë halle, bëni  kujdes me qytetarët”- i ka paralajmëruar deputetët e grupit parlamentar socialist kryeministri Edi Rama. /abcnews.al