Rama njofton lehtësimin e masave, si do të lëvizet me makina: Kush ndëshkohet

schedule14:02 - 6 Prill, 2020

schedule 14:02 - 6 Prill, 2020

Me anë të një daljeje direkte në llogarinë e tij personale në Facebook, kryeministri Rama ka njoftuar masat e reja që do të ndërmerren në vazhdim për qarkullimin në kohën e krizës së virusit korona.

Rama njoftoi se do të ketë disa “lirime të masave me pikatore”, por do të këtë gjithashtu edhe ndëshkime të rrepta për ata që nuk do t’u binden rregullave.

Në bazë të rregullave të reja, këto do të jenë lehtësimet dhe ndëshkimet sa i përket lëvizjes me leje-dalje në kohën e “luftës”.

Lehtësime:

-Lejmi i plotë i automjeteve private për punonjësit e aktiviteteve të lejuara.

-Orari i lëvizjes për të bërë pazare rritet në 90 minuta.

-Kryerja e pazareve me automjet privat do të jetë i mundur.

Ndëshkime:

-Marrja në automjet të personave të tjerë do të ndëshkohet me disa vite, kjo mbetet për t’u saktësuar, të heqes së lejes së drejtimit, me sekuestrimin për po aq vite të mjetit dhe heqje lirie.

-Marrja në automjet e një pensionisti, për çdo nevojë përjashto emergjencat shëndetësore, do të ndëshkohet me disa vite të heqes së lejes së drejtimit, me sekuestrimin për po aq vite të mjetit dhe heqje lirie.

-Nëse merren persona të tjerë me vete gjatë bërjes së pazareve me automjet do të ketë heqje të lejes së drejtimit për disa vite që do të saktësohen më tej, me sekuestrimin për po aq vite të mjetit dhe heqje lirie.

-Hapja e aktiviteteve të ndaluara do të dënohet me heqje lirie, me konfiskimin e lejes së drejtimit, automjetit me sekuestrimin e automjetit dhe konfiskimin e gjithçkaje që ka lokali brenda.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!