TIRANË- Nuk ka më dilema. Edi Rama kryeson listën e socialistëve në qarkun e Tiranës. Bashkë me të në listën e mbyllur janë edhe gjashtë ministra ndërsa surprizë janë emrat e zv.ministres së Turizmit Ilva Gjuzi dhe pedagogia Iris Luarasi.
Te vetmit anëtarë të qeverisë që mbetën në listë të hapur ishin ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, Ervin Hoxha dhe Blendi Gonxhja.
Ato së bashku me disa nga figurat e vjetra si Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, Ermonela Felaj, Blerina Gjylameti, Olta Xhacka, Klotilda Bushka do e bëjnë betejën e tyre në listë të hapur.
Në Durrës deputetet Milva Ekonomi dhe Klodjana Spahiu janë në Listë të mbyllur ndërsa në Elbasan lista kryesohet nga ministrat Mazniku dhe Muzhaqi.
Zv.kryeministres Belinda Balluku në listë të mbyllur i bashkohet Erion Mile. Në Fier socialistëve i bashkohet edhe Nusret Avdulla i PDIU.
Në Dibër lista kryesohet nga Blendi Klosi dhe Alma Selami që janë në listë të sigurt ndërsa në lezhë së bashku me Ulsi Manjen në listë të sigurt është Ermal Pacaj. Në Kukës, Eduard Shalsit i bashkohet Ali Hallaci.
Në Gjirokastër përveç Mirela Kumbaros spikat emri i Pirro Dhimës dhe Tërmet Pecit, të cilët janë në listë të hapur.
Në Korçe, Niko Peleshit i është bashkuar Romina Kuka, kryetare e këshillit bashkiak të Tiranës ndërsa në Shkodër lista kryesohet nga sipërmarrësja Marjana Koçeku.
Ndërsa dy deputetët Agron Çela dhe Paulin Skerkaj përfaqësohen përkatësisht nga e bija dhe nipi.
Në Berat, Ervin Demo kryeson listën e socialisteve, ndërsa në Vlorë, Damian Gjiknuri është në listë të hapur. Perveç Bledi Cucit në listë të mbyllur është edhe ministri Mbrojtjes Pirro Vengu.
Ndërkohë janë mbi 20 deputetë të kësaj legjislature që nuk janë pjese e listës së deputeteve në asnjë nga 12 qarqet.
Për të marrë edhe votat e demokratëve, në listat e socialistëve në 12 qarqe janë edhe 4 kandidatë që kanë qenë pjesë e opozitës. Blendi Sulaj, Halit Valteri dhe Endrit Braimllari në Tiranë dhe Alban Zeneli në Kukës./abcnews.al