Emrat/ Kush janë deputetët e PS, që u lanë jashtë listës së kandidatëve për 11 majin

schedule22:41 - 12 Mars, 2025

schedule 22:41 - 12 Mars, 2025

TIRANË- Partia Socialiste prezantoi këtë të mërkurë ekipin e saj, që do kandidojnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit.

Por pjesa, e cila ra në sy në këtë proces përzgjedhjeje është mospërfshirja e 24 deputetëve aktualë në procesin zgjedhor.

Mes deputetëve që nuk do jenë legjislaturën e re janë Lavdrim Krashi, Paulin Sterkaj, Nasip Naço, Petro Koçi si dhe Eduart Ndreca.

Partitë Politike kanë afat deri në mesnatë për të dorëzuar emrat e kandidatëve në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas ligjit, partitë do duhet të dorëzojnë dy lista, 46 emra në listën e mbyllur dhe 140 në lista të hapura.

Deputetët e Partisë Socialiste që mbetën jashtë listave:

  1. Nasip Naço
  2. Petro Koçi
  3. Klevis Xhoxhi
  4. Lavdrim Krashi
  5. Ilir Metaj
  6. Gerta Duraku
  7. Bujar Çela
  8. Eduard Ndreca
  9. Niko Kuri
  10. Anduel Tahiraj
  11. Paulin Sterkaj
  12. Shpresa Marnoi
  13. Laert Duraj
  14. Baftja Zeqaj
  15. Mirela Pitushi
  16. Ismet Beqiraj
  17. Lindita Buxhelu
  18. Tatiana Piro
  19. Ilir Topi
  20. Bardhyl Kollçaku
  21. Pranvera Resulaj
  22. Teuta Rama
  23. Agron Çela
  24. Denis Deliu/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!