Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave gjatë gjatë orëve të paradites, ku në zonat veriore dhe qendrore do të ketë edhe rrebeshe. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të mbetet me vranësira dhe reshje shiu, por intensiteti i tyre do të jetë i dobët në zonat juglindore nuk priten reshje. Oreët e vona të mbrëmjes do të sjellin ndërprerje të përkohshme të shirave në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 20°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare por herë pas – here e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të dendur do të vijojë edhe Republika e Kosovës ku në zonat kufitare me Shqipërinë do të jenë në formë shtrëngate. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të mbeten me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin e Kosovës, por intensiteti i tyre do të jete i dobët. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 4°C vlera më e ulët deri në 15°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare, por herë pas here e fortë, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Edhe Republika e MV do të vijojë nën ndikimin e vranësirave që në orët e para të mëngjesit por në mesditë pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu, ku më të theksuara rrebeshet do të paraqiten në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të MV. Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës, reshjet të ndërpriten përkohësisht në të gjithë territori e MV. Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 5°C vlera më e ulët deri në 17°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë; duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.
Evropa
Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Konkretisht, gadishulli Iberik, gadishulli Apenin si edhe rajoni i Ballkanit do të dominohen nga vranësira dhe reshje të dendura shiu herë pas – herë priten mini-stuhi ere, situatë kjo si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Jugperëndimi i Europës drejt Ballkanit. Po ashtu Europa Lindore si edhe zona e Alpeve do të vijojnë me reshje dëbore dhe ngrica ndërsa moti i kthjellët do të jetë dominant në Gadishullin Skandinav, Ishujt Britanikë si edhe Brigjet e Detit të Zi./abcnews.al