Rama njihet me sistemin online në Dogana

schedule15:14 - 31 Janar, 2018

schedule 15:14 - 31 Janar, 2018

Vlerësimi në dogana tashmë është tërësisht online. Ky sistem i ri iu prezantua edhe kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi që të ndalohet rruga tradicionale dhe të gjithë ti nënshtrohen shërbimit të digjitalizuar.

Historia e dashurisë dhe mëkateve midis importuesëve dhe doganierëve mbaroi. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Kjo do të thotë se nuk do të ketë më kontakt fizik pasi procedura e vlerësimit në Doganë do të jetë tërësisht online. Vlerësimi do të bëhet në një qendër të dedikuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, tërësisht online e transparente, duke lehtësuar në maksimun kohën dhe kostot për bizneset.

Këtë e konfirmon edhe drejtori i përgjithshëm i doganës së Kosovës i pranishëm në këtë inspektim.

Procedura e vlerësimit në Doganë tërësisht online ndodh pas 27 vjetësh. kreu i qeverisë paralajmëroi që mesazhi të përcillet qartë dhe prerë se Rruga tradicionale nuk do të lejohet më brenda 30 apo 45 ditësh, derisa të kolaudohet sistemi./abcnews.al