Rama: Nga e hëna gjithçka e hapur përveç këtyre aktiviteteve

schedule18:08 - 15 Maj, 2020

schedule 18:08 - 15 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama në një komunikim online ka sqaruar qytetarët për masat e reja të koronavirusit. Rama tha se qytetarët duhet të tregohen të ndërgjegjshëm dhe të respektojnë masat e vendosura.

Lexo edhe: “7.5 miliard lekë të reja në arkën e familjeve”, Rama sqaron transportin publik në zonat jeshile

Gjithashtu kryeministri Rama theksoi se ende nuk mund të hapet transporti publik.

“Ne faktikisht nga e hëna përveç transportit publik, aktiviteteve sportive dhe kulturore në mjedise të mbyllura nuk do kemi asgjë tjetër të mbyllur. Në këto kushte me të drejtë shumë kush nga ju është i shqetësuar për mungesën e transportit publik, por nuk e hapim dot ende.

Ekspozimi është shumë i madh sidomos me baret dhe restorantet. Është kaq e rrezikshme që të ulesh në një bar apo restorant dhe të mos respektosh protokollin. E kuptoj që është një shtrëngesë, por nuk kemi alternativë tjetër.

Do të mbetemi besnik të numrave në përcaktimin e zonave të gjelbra apo të kuqe. Komiteti i ekspertëve do të bazohet në numrat dhe një sërë komponentësh dhe të vendosë, nuk është çudi nëse një zonë e gjelbër të kthehet në zonë të kuqe apo e kundërta. Lërini broçkullat”, tha Rama.