Në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” pritet të jetë gati një tjetër qendër e re e kardiokirurgjisë.
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” bën me dije se investimi i realizuar nga qeveria shqiptare do të zgjerojë mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira të zemrës, falas për rreth 400 pacientë në vit.
Ndërsa shprehet se kjo është qendra e dytë publike e kardiokirgjisë në vend, gjithashtu thekson pavarësisht pandemisë, puna ka vijuar dhe do të vijojë për transformimin e infrastrukturës shëndetësore.
/abcnews.al/


