Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Harta e re, Kuçi mbledh socialistët/ Diskutime për propozimin e qeverisë për ndarjen në 46 bashki

schedule12:05 - 12 Gusht, 2026

schedule 12:05 - 12 Gusht, 2026

Për kryeministrin Rama, Kuçi i Vlorës është vendi ku ai jep rezultatet e garave elektorale, para se ajo të hidhet në kuti. Ndryshe njihet si vendi i Memorandumit të I dhe të II-i, i 2025-ës.

Vendi ndodhet jo shumë larg garës për pushtetin vendor por këtë të mërkurë Rama shkoi aty për të diskutuar për kufijtë e rinj të disa bashkive, që pritet të ndryshojë në vjeshtë.

Në hartën e ndryshimeve është dhe Vlora, së cilës është propozuar nga Partia Socialist, t’i bashkohet Bashkia Selenicë, që drejtohet prej Nertil Bellajt, që nuk mungoi në takim.



Edhe brenda vetë socialistëve ka patur kundërshtime por kryeministri më parë ka deklaruar se të gjithë janë të lirshëm të shprehën mbi hartën e re dhe për këtë në 15 bashki që parahsikohen të shkrihen, kanë nisur konsultimet.

Mbi këtë, Rama këtë të mërkurë ka mbledhur në Kuç kryebashkiakët socialistë, me të cilët po diskutohet propozimi mbi ndryshimin e kufijve të bashkive.

Aty ndodhet dhe drejtuesi i projektit të PS, Arbjan Mazniku apo ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

Ky takim duket se vjen si pjesë e një plani të vetë ramës, që më herët, kur ai tha në fillim të gushtit se të gjithë do të informohen shumë më tepër përgjatë këtij muaji mbi arsyet logjike të propozimit të PS që ndryshon numrin e bashkive, nga 61 në 46, nga veriu në jug, përjashtuar qarkun e Durrësit, Lezhës dhe Kukësit.

Pas këtyre konsultimeve të vet kryeministrit me kryebashkiakët socialistë, por dhe të vet kryetarëve e këshillave bashkiak të bashkive që preken, propozimi i PS do të kthet në Parlament, aty ku do të diskutohet dhe pritet të shikohet nëse do të ndryshojë diçka, me synimin miratimin e tij në fillim të tetorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!