Hajdeni në sallë dhe konstituoni kuvendin! Kjo është thirrja e përsëritur nga parlamenti i Kosovës për Vetëvendosjen.
Dy partitë opozitare në Kosovë: PDK dhe Aleanca e etiketojnë Kurtin si pushtues të institucioneve dhe shkelës të kushtetutës.
“LVV, Kurti, Dehari, Haxhiu kanë kaluar një kufi që s’duhet ta kalojnë kurrë. Kanë shkelur qëllimisht vendimin e fundit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Ata kanë suspenduar Republikën e Kosovës. Nuk kemi Kuvend, por nuk kemi as qeveri me mandat të ri. Institucionet po funksionojnë në terren pa legjitimitet. Kjo nuk është normale. Shteti nuk është Albin Kurti, por Kushtetuta.”
Nga Aleanca, deputeti Burim Ramadani tha se nuk e kundërshton rezultatin e 7 qershorit, por fitorja e kurtit në ato votime do të jetë e fundit.
“Askush nuk ia konstaton fitoren e 7 qershorit, edhe pse bindja jonë është që ajo do të jetë fitorja e fundit. Askush nuk e mohon që duhet të zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe të zgjedhin qeverinë… Këta po i ikin themelimit të institucioneve… Po e fusin vendin në vakum institucional. E kemi për detyrë kombëtare të mos e lëmë Kosovën të futet në vakum. Këta kanë qëllime ogurzeza… Vakumi institucional është thelbi që rrezikon shtetin e Kosovës…”
Edhë mëngjesin e sotëm, deputetët e PDK bllokuan hyrjen e qeverisë duke thënë se Kurti ka marrë peng shtetin.
Kosova vijon të mbetet në krizë prej më shumë se një viti e gjysmë./abcnews.al


