Rama me grupin e deputetëve: Të denoncojmë këdo që cënon zgjedhjet

schedule12:41 - 20 Maj, 2019

schedule 12:41 - 20 Maj, 2019

Zgjedhjet e 30 qershorit kanë qenë në fokus të takimit të përjavshëm të kryeministrit Rama me deputetët socialistë. Shefi i qeverisë u ka kërkuar që të regjistrojnë çdo incident dhe autorët e tyre.

 

Nuk janë nën ethet e garës për të fituar por të arritur që ti zhvillojnë zgjedhjet vendore të 30 qershorit e mbi të gjitha për ti mbrojtur ato. Këto porosi u jep kryemistri Edi Rama deputetëve të tij në takime me dyer të hapura e të mbyllura siç ishte edhe mbledhja e fundit e grupit parlamentar.

“Mos u provokoni. Regjistroni ata që mund të shkaktojnë incidente. Të provojmë që nuk jemi ne shkaktarë. Të denoncojmë këdo që cënon zgjedhjet. Çdo njeriu i duhet thënë që kush cënon apo dëmton procesin nuk shkel më në Amerikë apo vende të Bashkimit Europian”, tha Kryeministri.

I ka këshilluar të tregojnë kujdes edhe me fushatën elektorale, të zbatojnë kodin e të mos e nisin më herët. Data 31 maj është lënë dita kur do të prezantohen edhe 61 kandidatët e Partisë Socialiste për kryebashkiakë. /ABC news Albania 24/7