Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Më afër se kurrë me BE/ Kryeministri: Nisim mbylljen e grupkapitujve

schedule18:10 - 25 Maj, 2026

schedule 18:10 - 25 Maj, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është më afër se kurrë me Bashkimin Evropian.

Nga Durrësi, në 35-vjetorin e PS në këtë qytet, Rama u shpreh se nga nesër, fillon mbyllja e grupkapitujve, me konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel.

“Qëllon edhe që dot të jetë dita përpara mbledhjes, konferencës ndërqeveritare Shqipëri BE nesër, ku do të vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE. Shqipëria, pasi hapi të gjitha kapitujt në kohë rekord, tanimë konsiderohet e gatshme për të filluar nga mbyllja e kapitujve të negociatave. Konferenca e nesërme zhvillohet sipas kalendarit, me synimin e përbashkët që negociatat e anëtarësimit të mbyllen brenda 2027. Është një majë që tani e prekim me sy dhe rrugën e kemi të piketuar. Edhe kohën për ta zhvilluar atë rrugë e kemi të planifikuar. Jemi sot, më afër se asnjëherë BE”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!