Rama jep njoftimin për fundjavën: Njësoj si e shkuara, ta kaloni sa më qetë

schedule21:32 - 22 Maj, 2020

schedule 21:32 - 22 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar me anë të një statusi në Facebook se kjo fundjavë do të vijojnë njësoj si ajo që lamë pas.

“Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara, ta kaloni sa më qetë”, shkruan Rama.

Ashtu si fundjavat e mëparshme, edhe ajo që lamë pas ishte e dedikuar për të moshuarit deri në orën 10:00 dhe nënat me fëmijë nga ora 11:00 deri në orën 17:30. Ndërkohë që u ndalua qëndrimi në parqe.

Të shtunën do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30, ndërkohë që të dielën gjithçka do të jetë e mbyllur.

Të shtunën dhe të dielën do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private, me përjashtim të atyre që kanë autorizimin për të lëvizur me mjetet e tyre dhe për punë./abcnews.al