Hapja e Shkollës Kombëtare të Fluturimit shënon një kapitull të ri dhe premtues për rininë në Forcat e Armatosura, si dhe një pikë kthese për sigurinë rajonale.
Kryeministri Edi Rama tha se do shtohen helikopterët “Black Hawk” dhe shtoi se do të hapet shkollëa kombëtare e forcave speciale
“Jemi gati edhe për të përballuar sfidën e përvitshme ku beteja me zjarrin është e pashmangshme. Po punohet për t’i shtuar kapacitetet për sezonin. Një numër tjetër “Black Hawk” nga SHBA do t’i shtohet këtyre forcave. Ky është njëri hap. Hap tjetër është shkolla kombëtare e forcave speciale. Do të mirëpresë kadetë nga vendet aleate. Të dyja këto pole të reja të edukimit dhe transformimit të kthehen në pole ekselence. Dua t’i uroj sukses forcës ajrore. I siguroj forcat detare se buzëqeshja e tyre do shtrihen më tutje, me ndërtimin e anijeve në Pashaliman. Do hapim dyert e një tjetër investimi të përbashkët me KAYO për dronet që do të ndërtohen dhe do eksportohen nga Republika e Shqipërisë, pasi të kemi plotësuar nevojat e FA”, theksoi ai./abcnews.al



