Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Burg dhe konfiskim kujt do t’i provohet që pasuria është produkt i krimit

schedule12:43 - 25 Nëntor, 2019

schedule 12:43 - 25 Nëntor, 2019

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kujt do i provohet që pasurinë e ka produkt të krimit do të kthehet në burg, ndërsa pausria e tyre do të konfiskohet. Duke folur për KÇK si një organziatë që është kthyer kancer për shoqërinë, Rama theksoi masat që do të ndërmarrë qeveria ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, para vetingut të tyre. Kryeministri paralajmëroi edhe të gjithë ata që nuk e votojnë këtë paketë se do të përjashtohen nga grupi i PS.

“Masat janë me karakter personal, me karakter sekuestrimi i pasurisë dhe me karaketer ekonomik.



Masa me karakter personal që nga ndalimi i territorit të Shqipërisë , te perimetri i lëvizjes në bjë subjekt që nuk mund të dalë nga Fushë- Kruja, Shkodra apo Vlora dhe ndalimi i pajisjes për çdo leje e shfrtëzyim.

Masa me karakter pasurie e sekuestrimi i pasursë dhe vendosja e barrës së provës mbi çdo subjekt, vendosja e shtëpisë në sekuestro nuk mudntë shitet, dhe subjekti ka barrën e provës dhe duhet të provojë që këto që ka, burojnë nga puna. Në të kundërt si produkte të krimit ato konfiskohen.

Masa me karakter ekonomik- përjashtohen nga çdo e drejtë për të mbajtur leje e licenca e legalizime nga shteti, apo fonde e konçesione dhe çdo përfitim apo kontribut të mbështetura nga fonde publike. Ky ligj është përkohshëm dhe në harkun e kohës aë veprimit të ligjit që  konkretizohet me vetingun. Të gjitha ato subjekte do të kalojnë në këtë proces. Kujt do t’i provohet që pasurinë e ka produkt të krimit do kthehet në burg.

Kush nuk e voton këtë paketë është i përjashtuar nga grupi i PS”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!