Një dron i pikasur në hapësirën ajrore mbi aeroportin e Këln-Bonit shkaktoi ndërprerjen e të gjitha operacioneve ajrore për rreth dy orë e gjysmë, mbrëmjen e së premtes.
Sipas agjencisë WAM, objekti fluturues u konstatua pak para orës 22:00, duke detyruar autoritetet të pezullojnë përkohësisht të gjitha ngritjet dhe uljet e avionëve, si masë paraprake për garantimin e sigurisë së pasagjerëve dhe personelit të aeroportit.
Pas incidentit, shërbimi gjerman i navigimit ajror nisi verifikimet për të përcaktuar rrethanat e pranisë së dronit dhe nëse ai përbënte rrezik për trafikun ajror.
Pezullimi përfundoi pak pas mesnatës, kur shërbimi i navigimit ajror dha miratimin për rifillimin e operacioneve.
Incidenti shkaktoi ndërprerje të përkohshme të aktivitetit në një nga aeroportet e rëndësishme të Gjermanisë.


