Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qazim Laçi shënon në Turqi/ Mesfushori i Kombëtares ndihmon ekipin Rizespor në fitore

schedule14:16 - 28 Nëntor, 2026

schedule 14:16 - 28 Nëntor, 2026

Sezoni shumë i mirë vazhdon. Qazim Laçi gjithmonë e tregon veten, edhe kur ishte në Francë, më pas në Çeki e tani në Turqi.

Mesfushori i kombëtares shqiptare realizoi golin e radhës, këtë herë në fitoren 3-2 që skuadra e tij, Rizespor, arriti ndaj rivalit Kasëmpasha në fushën e vet në Superligën turke.

Ylli kuqezi goditi për 1-0 në minutën 22-të, duke ndjekur me kujdes aksionin e shokëve të tjerë të ekipit.



Ai qendroi në fushë 86 minuta, pra thuajse gjithë kohën.

Sesa i rëndësishëm është Laçi për Rizesporin e tregon fakti se ka qenë 100 për qind të ndeshjeve titullar në Superligën turke, dhe ka luajtur 90 për qind të minutave të mundshme.

Ai ka shënuar 4 gola dhe ka shërbyer një asist në 13 ndeshje, aspak keq për rolin e tij si mesfushor më shumë me detyra mbrojtëse.

Rizespori është në mesin e tabelës në Superligën turke, duke mos pretenduar për shumë lart, por edhe duke mos rrezikuar rënien nga kategoria, diçka krejt normale për potencialin e tij.

Qazim Laçi mbetet një nga lojtarët më aktivë dhe më të vlerësuar të elitës turke, e bashkë me Ernest Muçin, shqiptari më dalluar në sezonin 2026-2027./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!