Qeveria rrit pagat për 2019, përfitojnë mjekët, mësuesit, policët e diplomatët

schedule12:06 - 26 October, 2018

schedule12:06 - 26 October, 2018

Rritje pagash ka vendosur qeveria në  mbledhjen e saj të fundit. Duke nisur nga viti 2019 do të akordohet një fond shtesë për pagat për mjekët, infermirët, mësuesit, policët e burgjeve dhe diplomatët. Këto i bëri të ditura ministri i Financave Arben Ahmetaj nëprmjet një deklarate për mediat.

Në vitin 2019 do të ketë rritje pagash për disa kategori.

“Lajm i mirë është rritje e pagave; shëndetësi, arsim, mbrojtje, sistemi penitenciar dhe trupi diplomatik i Shqipërisë në vendet e ndryshme”.

Në mbledhjen e fundit të kabinetit qeveritar është vendosr që në sektorin e shëndetësisë të përfitojnë  4650 mjekë dhe 13 745 infermierë me një fond vjetor mbi 1 mld lekë.

Në arsim përfitojnë 35 783 staf mësimor me një fond vjetër 1.5 mld lekë. Në sistemin e mbrotjes 6560 policë të burgjeve  me një fond mbi 600 mln lekë në vit.  Diplomatët do të përfitojnë rritje pagash prej 20 përqind.

Lajm i mirë për vitin e ardhshëm sipas ministrit Ahmetaj do të jetë rritja ekonomike.

“Konkretisht rritja ekonomike për 2019 parashikohet të jetë 4.2 përqind të prodhimit ë brendshëm bruto. Pra, ndër më të lartat në rajon. Është niveli më i ulët historik i deficitit buxhetor që shkon me mendësinë e kësaj qeverie për të ulur borxhin publik mbi shpatullat e qytetarëve. për të katërtin vitin radhazi buxheti parashikon sufiçit primar. Për të katërtin vit radhazi qeveria Rama nuk krijon borxh të ri”.

Ulja e borxhit publik nuk do të ndikojë në rënien e investimeve, përkundrazi sipas ministrit Ahmetaj  qeveria do të investojë në nivele të konsiderueshme dhe në terma nominal investimet publike do të shkojnë në 900 mln dollarë.

“Në të njëjtën kohë ajo që ne e përdorim si spirancë e shëndetshmërisë, borxhi publik në fund të 2019 do bjerë 64.9 %. E trashëguam 74 %”.

Qeveria ka vendosur gjithashtu që vitin e ardhshëm të vazhdojnë investimet në akset rrugore nacionale, në rrugën e Arbrit dhe të përfundojnë bajpaset e Fierit dhe Vlorës. Për cilësinë e tyre hyn garant ministri Arben Ahmetaj

“Do ketë një investim spektakolar me standartet më të mira europiane”./abcnews.al