Zëvendës ministri i Bujqësisë, Fatmir Guri thotë se buxheti i vitit 2027, është historik edhe për sektorin e bujqësisë.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Guri u shpreh se për këtë sektor, do të jepen 18 miliardë lekë, 10 përqind më shumë se në vitin 2026.
Guri nënvizoi se një pjesë e fondeve do të shkojnë për zhvillimin rural, sigurinë ushqimore, si dhe investimet në ujitje e kullim.
Sipas Gurit, do të ketë më shumë mbështetje për fermerët, me anë të skemës kombëtare.
“Bujqësia vjen me këtë buxhet, me buxhetin më të madh historik ndonjëherë. Flasim për 18 miliardë lekë, 10 përqind më shumë se në buxhetin 2026. Ky buxhet, vjen edhe si pasojë e rëndësisë që ka sektori i bujqësisë. Bujqësia mbetet një sektor i rëndësishëm sa i përket punësimit dhe plotëson dualitetin, bujqësi-turizëm. Dua të flas me shifra. Shifra e parë, 80 milionë euro shkojnë për zhvillimin rural, 5.3 shkojnë në ndihmë të fermerëve. Jo vetëm ne kemi nevojë të mbështesim fermerët, por kemi nevojë që ta afrojmë bujqësinë tonë, me atë të BE. 3 miliardë lekë shkojnë për sigurinë ushqimore. Shifra e tretë, 4.3 miliardë lekë, shkojnë për ujitjen dhe kullimin. Këto janë shifrat më të rëndësishme. Ujitja dhe kullimi mbeten një sfidë e rëndësishme për sektorin e bujqësisë. Ne po shohim që ndryshimet klimatike, shpërndarja e reshjeve gjatë vitit, ka ndryshuar në mënyrë të jashtëzakonshme.
Ky investim prodhon bujqësi, mbron bujqësinë nga përmbytjet. Dhe ruan qëndrueshmërinë e sektorit. Prandaj ne vendosim një pjesë të rëndësishme në zhvillimin e këtyre infrastrukturave. Raporti vjetor i BE, theksoi gjendjen aktuale që ndodhen 33 kapitujt e negocimit. Për herë të parë, erdhi me dy risi. Risia e parë, rekomandimi i BE për Këshillin, për të nisur punën për traktatin e anëtarësimit. Elementi i dytë kishte të bënte me udhërrëfyesin. Në 2027, është parashikuar të mbyllet edhe kapitulli i sigurisë ushqimore. Është kapitull sfidues. Me rëndësi është implementimi. I gjithë sektori duhet të jetë gati. Duhet të arrihet nga të gjithë prodhuesit në të gjithë pikat.
Skema kombëtare mbetet nga instrumentet më të rëndësishme që ne kemi për bujqësinë. Mbështetja përmes skemës kombëtare është rritur dhjetëra herë. Absolutisht, bujqësia mbështetet më shumë, fermerët mbështeten më shumë. Ne duam të ulim pragjet minimale, të rrisim numrin e fermerëve që do jenë pjesë integrale e skemës. Sa i përket rimbursimit të 10 përqindshit, pati mosbesim të femrerëve. Dua të përmend shifrat e tetorit 2026, janë 12.5 milionë euro të shpërndara, janë marrë në formën e 10 përqshindshit. Ky instrument funksionon. Do jetë edhe në vitin 2027, dhe shuma e përcaktuar për të do dyfishohet, nga 15 milionë euro, në 30 milionë euro. Viti 2027 të arrijë dy objektiva të rëndësishëm. I pari, i linjëzimit të kuadrit legjislativ me atë të BE, kapitulli i 11 dhe 12 t’i mbyllm në 2027. Elementi i dytë, të zhvillohet punë gjithmonë e rëndësishme, të përgatisim sektorin për në BE”, theksoi ai./abcnews.al



