Qeveria mblidhet në Elbasan, banorët: Rama ik!

schedule10:28 - 6 Janar, 2019

schedule 10:28 - 6 Janar, 2019

Qeveria është mbledhur sot në qytetin e Elbasanit, në një takim informal të thirrur nga kryeministri Edi Rama. Sipas gazetarit të ABC Neës takimi po organizohet në Labinot. Sipas burimeve Rama ka thirrur në takim, si ministrat e shkarkuar, ashtu edhe ata të sapoemëruar. Kjo mbledhje vjen pas atyre të mbajtur vitin e kaluar në qarqe të tjera, si Shkodër, Dibër, Vlorë. Thuhet se do diskutohet për prioritetet e qeverisë dhe do kërkohet llogari për ato që nuk janë arritur.

Ndërkaq banorët e fshatit Labinot Fushë të Elbasanit të mbështetur edhe nga përfaqësues të PD-së kanë zhvilluar një protestë para ambienteve ku zhvillon mbledhjen qeveria  me thirrjet: “Rama ik” dhe “Qeveri e krimit”. /abcnews.al