Qëndronin ilegalisht, arrestohen 4 shqiptarë në Tetovë

schedule11:43 - 26 Tetor, 2020

schedule 11:43 - 26 Tetor, 2020

Policia e Maqedonisë së Veriut ka vënë në pranga katër shqitarë në Tetovë.

Mediat vendase bëjnë me dije se shtetasit shqiptar të ndaluar qëndronin ilegalisht në vendin fqinj.

 “Dje (25-tetor) rreth orës 19:20, në rrugën e “Ilindenit“ në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personat: E.Z (24), E.O. (19), L.S. (22) dhe F.Z. (19), të katër nga Republika e Shqipërisë, të cilët kanë qëndruar ilegalisht në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e policisë së Tetovës.

Ndërkohë aktualisht shqiptarët e arrestuar ndodhen në Stacionin Policor të Tetovës për procedura të mëtejshme./abcnews.al