Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Qarkullonin me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohen babë e bir në Tiranë

schedule08:44 - 5 Nëntor, 2021

schedule 08:44 - 5 Nëntor, 2021

Babë e bir në Tiranë janë vënë në pranga me finalizimin e operacionit të koduar policor “Parandalimi”. Në pranga është vënë 39-vjeçari Skënder Jonuzi dhe djali i tij E. Jonuzi, 16 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se babë e bir po qarkullonin me një triçikël, me armë zjarri me vete. Bazuar në këto prova, gjatë operacionit, në rrugën “Ali Kolonja” 39-vjeçari dhe djali i tij u vunë në pranga.



Gjatë kontrollit të triçiklit u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Po ashtu, për rastin është proceduar penalisht një 68-vjeçare e cila dyshohet si i ruante në banesën e saj armët e zjarrit të dy të arrestuarve.

Gjatë kontrollit në banesën e saj u gjet një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua. Vijon puna për  dokumentimin e plotë të rastit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!