Punonjësit e Degës së Thesarit në Fier infektohen me koronavirus

schedule10:21 - 27 Mars, 2020

schedule 10:21 - 27 Mars, 2020

Një tjetër nëpunëse e degës së thesarit në Fier dhe bashkëshorti i saj janë konfirmuar pozitivë me koronavirus. Tashmë numri i të prekurve në këtë institucion është 6.

Ne fillim të javës, një 55 vjeçar nëpunës i Degës së Thesarit u konfirmua pozitiv duke çuar në karantinim të gjithë nëpunësit e kësaj dege.

Ndërkohë mjekët morën analizat e të gjithë punonjësve të kësaj dege ku 4 prej tyre rezultuan pozitiv ditën e enjte.

Siç raporton për ABC News gazetarja Valbona Davidhi, të 6 nëpunësit e prekur janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në banesat e tyre, duke marrë trajtimin mjekësor.

3 nëpunëse të tjera të kësaj zyre kanë dalë negative ndaj covid-19 por asnjë prej tyre nuk është rikthyer në punë.

Shërbimi epidemiologjik në Fier po heton për të zbardhur mënyrën dhe kohën e infektimit të punonjësve, dhe po gjurmohen të gjithë kontaktet e tyre.

Numri total i të infektuarve në Fier sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka shkuar në 20 persona./abcnews.al